Konfirmohen tri mungesa te Shqipëria për ndeshjen me Gjeorgjinë

Shqipëria nesër do të zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore të planifikuar për këtë muaj, ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, me fillim prej orës 18:00.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se në ndeshjen e nesërme do të mungojnë Keidi Bare, Ivan Balliu dhe Myrto Uzuni.

Për Baren u bë e ditur se ka pasur një tërheqje muskulore pas ndeshjes me Spanjën dhe pas konsultimeve me stafin mjekësor, është vendosur që ai të mos ftohet për ndeshjen me Gjeorgjinë. Ai është rikthyer te klubi i tij në Spanjë, Espanyol, për të vazhduar rikuperimin.

Kurse, me Balliun u tha se kishte paraprakisht një marrëveshje që ai të luante vetëm miqësoren ndaj Spanjës e më pas do të kthehej te klubi i tij, Rayo Vallecano, pasi pret të marrë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid për t’u pajisur me pasaportën e vaksinimit (Green Pass).

Ndërkaq, pas kërkesës së Granadas për ta pasur Uzunin në dispozicion për shkak se ka një ndeshje shumë të rëndësishme në kampionat këtë javë dhe pas konsultimit me stafin teknik te “Kuqezinjtë”, u vendos që ai të qëndrojë në Spanjë.

Ndryshe, Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar një stërvitje sot paradite sërish në Barcelonë, para nisjes drejt Shqipërisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çifti, na tërheqin të kundërtat, por i duam ata që na ngjajnë

Story i radhës

​BE e G7 kërkojnë nga Bosnja të monitorojë sanksionet kundër Rusisë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish