Konferencë për bashkëpunim rajonal kushtuar sigurisë në punë

Strugë, 30 shtator 2020 (MIA) – Bashkëpunimi rajonal, rrjetëzimi i organizatave qytetare nga rajoni IPA, si dhe avancimi i organizatave qytetare rajonale si partner kredibil për dialog me institucionet shtetërore, janë mes temave kryesore të diskutimit në konferencën dyditëshe ndërkombëtare “Dialog për siguri dhe shëndet gjatë punës” që po mbahet në Strugë.

Në tubim, organizuar nga Shoqata e Maqedonisë së Veriut për mbrojtje gjatë punës (SHMMGJP), Lidhja e sindikatave të Maqedonisë dhe Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë, me mbështetje të BE-së, do të avancohen qëllimet e organizatës ndërkombëtare për nxitje të mëtutjeshme të partneritetit rajonal mes Këshillave për Siguri dhe Shëndet gjatë punës dhe thellim të bashkëpunimit me sektorin qytetar në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrësit e konferencës do të përpunojnë praktika të kahëzuara drejt zhvillimit të strategjive nacionale, sistemeve dhe programeve për siguri dhe shëndet gjatë punës, si dhe avancim të kulturës për preventivë.

Theks i posaçëm në konferencë do të vihet edhe në problemet dhe sfidat  me të cilat po përballen punëtorët dhe punëdhënësit lidhur me sigurinë dhe shëndetin gjatë punës në kushte të pandemisë së shkaktuar nga Kovid-19, si dhe gjetjen e praktikave dhe zgjidhjeve pozitive për këtë gjendje. Pjesëmarrësit e tubimit do të kenë mundësi të njihen edhe me zbatimin praktik nga metodologjia e parë nacionale për vlerësim të rrezikut në vendin e punës gjatë ekspozimit ndaj virusit Kovid-19, në suaza të së cilës për herë të parë propozohet vendosja e të ashtuquajturës “moshë kovid”.

Në ngjarje marrin pjesë përfaqësues nga MPPS, LSM, OPM, Instituti për shëndet publik, Konfederata e sindikatave të lira, Inspektorati shtetëror për punë, Shoqata e administratës gjyqësore, si dhe disa organizata qytetare të cilat merren me problematikën lidhur me sigurinë dhe shëndetin gjatë punës. ab/

Ngjarja paraprake

Tri takime interesante na presin sot në Superligën e Kosovës

Ngjarja e ardhëshme

Izrael, vendosen kufizime ndaj protestave kundër Netanyahut

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian