Konferencë: Nevojiten zgjidhje sistematike për përballje me krizën globale me energjinë dhe ushqimin

Shkup, 21 dhjetor – Problemi me krizën energjetike nuk mund të zgjidhet brenda natës, nevojiten zgjidhje sistematike, vlerësoi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi për masat kyçe që i ka ndërmarrë Maqedonia e Veriut në kushte të krizës vijuese ekonomike-energjetike.

 

“Problemet duhet të zgjidhen në mënyrë sistematike. Nëse nuk zgjidhen në mënyrë sistematike, problemet rriten. Për shembull, kemi folur për digjitalizimin me vite, por kjo ishte vetëm sipërfaqësore dhe jo thelbësore. Digjitalizimi kërkon ndryshim thelbësor në sjelljen e aktorëve të interesuara dhe të qytetarëve. Ne nuk kemi hyrë në cilin do segment për ta zgjidhur problemin në atë mënyrë në të cilin duhet ta zgjidhim”, tha Bytyqi në konferencën “Shikim më larg”, që u mbajt sot në Shkup në organizim të Kombeve të Bashkuara.

Lidhur me krizën energjetike ai e potencoi varësinë e vendit nga importi i energjisë prej 35 për qind.

“Lidhur me krizën energjetike, e kuptojmë se prodhimi është i rëndësishëm, por e dinim që jemi 35 për qind të varur nga importi i energjisë. Ishte bukur sepse çmimi ishte i mirë. Sapo vjen kriza, të gjithë pyesin pse nuk zgjidhet problemi. Ky problem nuk zgjidhet brenda natës. Problemi është përsëri sistematik. Duhet të kishte nisur të zgjidhej 10 vjet më parë dhe atë në fushën e energjive alternative. Energji e gjelbër. Tashmë po mundohemi që me disa ndërhyrje t’i rikthejmë në trafik “të vjetrit”. Por kjo nuk është një zgjidhje. Zgjidhja është energjia e gjelbër, një kalim në energjinë e gjelbër,” shtoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike.

Ministri i Financave Fatmir Besimi, ndërkaq, në panelin për varfërinë, rritjen dhe aspektet financiare në kuadër të konferencës, theksoi se pas ballafaqimit me krizën e KOVID-19 në vitin 2020 dhe rritjen e arritur të ekonomisë në vitin 2021, këtë vit. ekonomisë iu desh të përballej përveç sfidave të reja që solli lufta në Ukrainë edhe me borxhe të reja. Në këtë kuadër, në aspektin e financimit të borxhit publik, ndër të tjera, vendi ka në dispozicion disa instrumente, e një ndër to është emetimi i një eurobondi në dollarë të emetuar për tregun amerikan, që do të ishte përvoja jonë e parë me norma interesi shumë të favorshme.si dhe emetimi i obligacioneve për qytetarët në të gatshme për ata që kanë valuta.

Qëllimi i agjencive të Kombeve të Bashkuara, UNDP-së, FAO-s dhe UNICEF-it, është së bashku me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, është të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata që do t’u përgjigjen nevojave të grupeve të rrezikuara dhe në të njëjtën kohë do të mbështesin rritjen dhe zhvillimin, në kushtet e inflacionit të lartë dhe burimeve modeste financiare.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Takimi i fundvitit i “Prishtina Parking” përfundon me përleshje

Story i radhës

ФОНДАЦИЈАТА ЕДУКАТА ГИ ИЗБРА ПРВИТЕ 12 СТИПЕНДИИ 

Të fundit nga