Koncerti me 120 fëmijë në qytetin e Durrësit rikthen gjallërinë pas 2 vitesh pushim nga pandemia

Nga vallet tradicionale të trevave shqiptare e deri te muzika bashkëkohore këmbët e tyre në ndjekje të tingujve, rizgjuan Amfiteatrin Antik të Durrësit.

Mbi 120  fëmijë nga 3 deri ne 16 vjeç emocionuan publikun me koncertin e tyre,  të pezulluar për dy vite nga pandemia.

Edicioni i 7-të i festivalit  të dancit për fëmijë, është një traditë e koreografes Kozeta Bakiu.

“Mbas një viti të vështirë me shumë vështirësi, të mbyllur dhe të izoluar të shohësh një publik të tillë, spektatorë që duartrokasin të jep një emocion jashtë mase të madhe,” tha Bakiu.

Edhe organizatori Aldo Aliaj  tha se duhej një aktivitet i tillë.

“Unë jam shumë i kënaqur dhe krenar që për qytetin e Durrësit sollëm një shfaqje me 120 fëmijë,” tha Aliaj.

Rikthyen gjallërinë e munguar, me këtë koncert, i cili u ndoq edhe nga pushuesit e qytetit bregdetar.

Ngjarja paraprake

Sokol Haliti: Punoj më shumë se 12 orë në ditë

Ngjarja e ardhëshme

Ekspertët: Së shpejti varianti Delta i COVID-it dominues në SHBA

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian