Koncerti i fundvitit në Tiranë rikthen në ekran Fatma Methasanin, ja artistët që do performojnë!

E kush nuk e mban mend Fatma Methasanin me emisionin e saj FUN DAY që u rikthye në një pjesë të pandarë të ditës së të rinjve shqiptarë.

E veshur me konversa, shumë e natyrshme dhe plot mesazhe dashurie Fatma na shoqëroi për disa vite në ekranin e INTV nga ora 15:00-17:00.

Por, ky cikël u mbyll rreth një vit më parë kur Fatma u bë nënë duke sjellë në jetë Noah. Ndonëse na ka premtuar surpriza dhe ka marrë një post drejtues në televizionin ku u rrit profesionalisht, Fatma na mungon në ekran.

Por, moderatorja na paska rezervuar një surprizë për mbrëmjen e fundit të 2020, kur më në fund do rikthehet për disa orë si prezantuese.

Ajo do moderojë koncertin e “Vitit të Ri” organizuar nga Bashkia e Tiranës, që nisur nga kushtet e pandemisë do mbahet online.

Koncerti është zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”  pa publik dhe nga ana e skenografisë është ndërtuar në formën e pemës ku prezantuesja dhe të ftuarit specialë ngjiten me vinç në majë të pemës festive.

Të ftuarit specialë janë: Orgesa Zaimi me femijët, vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti, Lorenc Hasarma, Olsi Bylyku, Venera Lumani, Lindi Islami, Capital T.

Koncerti fillon në 23:30 dhe mund ta ndiqni live në faqet online të Bashkisës së Tiranës dhe kryebashkiakut ose TVSH.

Ngjarja paraprake

Erion Veliaj në Fiks Fare/ Urimet me ‘spec’ për Bashën, Metën e Kryemadhin

Ngjarja e ardhëshme

Moti për dy ditët e para të vitit 2021

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian