Komunikimi me telefon e vetmja mënyrë e mbetur si lidhje mes familjeve

Viteve të fundit, por
mundë të themi se që nga paslufta, në Kosovë afërsia mes familjeve është në
rënie, në mos është duke shkuar drejt shkëputjes.

Ky realitet nuk është
duke ndodhur vetëm se në Kosovë në Shqipëri. Tërë trevat e banuara më shqiptarë
ka kohë që këtë standard jo të mirë evropian ta kenë përvetsuar, ngase në të
gjitha raportet e statistikave botërore në raport me natalitetin vërehet se
rritja e natalitetit në mbarë hapsirat shqiptare ka rënë. Kjo jo medoemos është
faktori kryesor i shpërbërjes së traditës, jo medoemos është faktor që shtyen
njerëzit të shkëpusin lidhjet mes familjeve.

Janë një sërë
faktorësh!

Si rezultat i dinamikës
së jetës, informatave në kohë, shpërndarjes së familjeve, mungesës së punës,
rënia e natalitetit dhe rritja e mortalitetit si dhe plakja e popullsisë,
migrimi si fenomen jo vetëm në Kosovë por ballkanik, planifikimi familjar,
divorcet e shumta, investimet e vogla për rritje të punësimit, grantet e vogla
për bujqësi që nga fillimi i shpërndarjes së tyre, mungesa e vizitave të
fshatit si masë nxitëse në psikologjinë e njeriut, rritja e moshës mesatare e
martesës, ndryshimet në dasmat tradicionale duke u orientuar vetëm në
restorante, mosvlerësimi i vlerave tradicionale, ndryshimet demografike,
ndryshimet teknologjike të cilat e përshpejtojnë dinamikën dhe zhvillimet në
ekonomi, politikë, jetën sociale dhe akademike por edhe shumë faktorë të tjerë,
e kanë ulur “afërsinë” apo reduktuar shkuarjen dhe ardhjen mes
familjeve, komunikimin mes miqve, këshillimin dhe bashkëpunimin mes njerëzve të
afërt.

Këto ndryshime gjatë
një periudhe të shkurtër kohore, janë ndryshime që duhet studiuar, por edhe
punuar për ruajtjen e traditës dhe afrimitetit mes njerëzve, që janë kultivuar
me shekuj nga paraardhësit tanë.

Edhe shteti me
digasteret e saj të cilat bëjnë shumë pak në këtë drejtim, duhet t’i orientojnë
kapacitetet e tyre në ruajtjen dhe promovimin e tradicionales kombëtare.

Ndryshimet në
strukturën e jetës dhe dinamikës së saj, i kanë dhënë drejtim edhe planifikimit
familjar.

Kufizimi në lindje, në
përgjithësi në vendin tonë ka ulur edhe ruajtjen e traditës, ngase kostot për
rritjen e një fëmije janë rritur, dhe me rritjen e tyre ndër vite, orientimi i
tyre profesional nuk lë vend për traditën si familje organizative mes vete.

Zgjatjet e orareve të
punës, edhe më tej i kanë shtyrë familjet të mos vizitojnë të afërmit. Mungesa
e kohës për vizita familjare po punon në favor të sh’kputjes së lidhjeve.

Vërehet edhe një
mungesë e vizitave gjatë festave në vendin tonë.

Ato më parë lënin në
mendjet e njerëzve një kënaqësi që kërkonte të përsëritej, një dashuri mes
vete, dëshira për vizita shtohej edhe më shumë.

Komunikimi mes
telefonit ka krijuar një bindje se po e plotëson atë zbrazëtirë, megjithatë
është e vetmja mënyrë e mbetur si lidhje mes familjeve.

Tradita e vizitës së
teatrove, shiqimi i filmit me shoqëri, befasitë mes miqve, mbrëmjet e thjeshta
mes të rinjëve, shkëmbimi i ideve, etika dhe morali mes njerëzve gjenden në një
stad që duhet rishikuar.

Traditita është dhe do
të jetë njëra ndër shtyllat që ka mbajtur këtë popull të gjallë gjatë kohëve më
të vështira të saj, andaj duhet ruajtur dhe kultivuar me dashuri këtë tipar që
zoti i madhërishëm e ka begatuar këtë popull të dashur, si racë e bukur, e
menqur, dhe shumë humane, që të tjerët e kanë zili.

Ngjarja paraprake

Studentët do të nisin mësimin online/ Njoftimi i rëndësishëm i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë

Ngjarja e ardhëshme

Miriam Cani: Ja sa para kam fituar në konkursin tim të parë!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian