Komuna shpërndan motokultivarë për bujqit lipjanas

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sot ka marrë pjesë në shpërndarjen e 71 motokultivatorëve për bujqit lipjanas, me ç’rast ka uruar përfituesit, duke thënë se çdo herë do të vazhdojë ta përkrahë këtë sektor dhe do të ju qëndroj afër fermerëve të komunës sonë.

“Këtë vit është shtuar buxheti për dyfishimin e përfituesve për sera dhe motokultivatorë, pra kemi rreth 500 familje lipjanase që janë përfituese të granteve bujqësore nga komuna. Po besoj që me punën dhe angazhimin tonë të përbashkët të kemi edhe vitin e ardhshëm po aq përfitues, pse jo edhe më shumë”, tha Kryetari Ahmeti.

Sot është bërë shpërndarja e 71 motokultivatorëve dhe kjo është vetëm faza e parë, ndërsa ditëve në vijim do të vazhdohet edhe me fazën e dytë të shpërndarjes.

Ngjarja paraprake

Petro Koçi sulmon LSI dhe Ilir Metën: Lajthitjet dëmtojnë kulturën institucionale

Ngjarja e ardhëshme

6 gjërat që e bëjnë një grua të ndahet nga partneri edhe kur e do atë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian