Komuna e Vitisë shënon Epopenë e UÇK-së me aktivitete të ndryshme

Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së sot përfaqësuesit e komunës së Vitisë, Policisë, FSK-së,partive politike, familjeve të dëshmorëve organizatave të dalura nga lufta e UÇK-së dhe të tjerë kanë vënë kurore me lule dhe kanë nderuar dëshmorët e lirisë në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Por fillimisht është mbajtur një seancë solemene kushtuar kësaj ngjarje të rëndësishme historike, ku nga një fjalë raste e kanë mbajtur kryesuesi i kuvendit komunal, Bekim Azizi, kryetari i komunës, Sokol Haliti dhe përfaqsuesit e të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Bekim Azizi, kryesues i kuvendit komunal të Vitisë, foli mbi rëndësinë e kësaj date duke përmendur rezistencën e familjës Jashari për lirnë e Kosovës. Ai th se në këtë përvjetor po rikthehen në kohë, konkretisht duke përkujtuar në fillimin e marsit të vitit 1998 të rezistencës së familjës Jashari dhe të shkuarjës së tyre në alltarinë e lirisë.

Kurse kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se në Ditët e Epopesë së UÇK-së, me krenari kujtohet sakrifica e madhe e Jasharëve legjendarë. Ai shtoj se kjo Epope, mori përmasat e ngjarjeve të krijimit të botës së re dhe të ndërrimit të epokës së robërisë nga epoka e lirisë.

Përndryshe për Epopenë e UÇK-së ka folur edhe Abdyl Bajrami, kryetar i degës së OVL të UÇK-së në Viti.

Gjithashtu nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë,Rini dhe Sport të kësaj komune dhe të Klubit të motoristëve Veternatët e ZON të të UÇK-së të diellen do të bëhet një shtegtim me motora në relacionin Viti – Prekaz – Viti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

LSDM: Metodologjia e re parashikon rritje të vazhdueshme të pensioneve për mesatarisht 900 denarë

Story i radhës

Mercenarë nga Kosovë, Gërvalla e ashpër me Putin: Propagandues, kriminel lufte

Të fundit nga