​Komuna e Shtimes do të bëhet me objekt të ri

November 29, 2024
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu ka nënshkruar sot kontratën për ndërtimin e objektit të ri komunal në vlerë 2.5 milionë euro, financuar nga komuna që ai drejton dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Ai ka thënë se objekti i ri i komunës do t’i hapë rrugë ndërtimit të sheshit në qendër të Shtimes dhe parkingut nëntokësor.

“Arkitektura e këtij objekti do të përçojë mesazhe të forcës, kujtesës dhe bashkimit, duke pasqyruar rëndësinë e Masakrës së Reçakut në procesin e luftës për pavarësi dhe drejtësi. Së shpejti do ta vendosim gurthemelin e këtij objekti modern e dinjitoz.

Lokacioni i ri i objektit do t’i hapë rrugë ndërtimit të sheshit në qendër të Shtimes dhe parkingut nëntokësor. Edhe një premtim i përmbushur”, ka shkruar kryetari Aliu në një postim në Facebook.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e ardhshme

Story i radhës

“Po gënjejnë shumë”, Driloni flet me Vullnetin për banoret

Të fundit nga

Lazio e mposht Napolin në Kupën e Italisë

Lazio e ka fituar ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Italisë ndaj Napolit. Lazio triumfoi 3:1 në “Olimpico”. Zaccagni humbi penalltinë për vendasit në minutën e 21-të të ndeshjes, por
ShkoLartë