komuna e shtimes behet edhe me nje automjet te zjarrfikesve donacion nga gjermania 66c1ca8094a78

​Komuna e Shtimes bëhet edhe me një automjet të zjarrfikësve, donacion nga Gjermania

August 18, 2024
1 minut lexim

Komuna e Shtimes ka pranuar një automjet të zjarrfikësve si donacion nga shteti i Gjermanisë, përkatësisht nga Qarkut Unna në Nordrhein Westfalen.

Kryetari i kësaj komune ka thënë se ky donacion është dëshmi e fortë e bashkëpunimit të frytshëm dhe të suksesshëm që kanë ndërtuar me partnerët gjermanë, sidomos nga vizita e tyre e fundit në këtë rajon me takime të nivelit të lartë udhëheqës.

“Lajm i jashtëzakonshëm arritja dhe pranimi i automjetit të Zjarrfikësve – donacion nga partnerët gjermanë të Qarkut Unna në Nordrhein Westfalen. Në prani të mikut të Shtimes dhe të gjithë kombit shqiptar, ish-deputetit të Kuvendit të NRË-së, Falk Heinrichs, jemi të lumtur që pranuam tashmë edhe automjetin e zjarrfikësve si donacion nga miqtë dhe partnerët tanë të dashur nga Qarku Unna në Nordrhein Ëestfalen, në Gjermani. Ky automjet i ri dhe modern që nga sot do të luajë rol kyç në rritjen e kapacitetit dhe efikasitetit të shërbimit tonë lokal të zjarrfikësve, duke ndihmuar në mbrojtjen e Komunës tonë dhe reagimin më të shpejtë e më efektiv ndaj situatave emergjente të zjarreve”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Ai më tej ka thënë se falë këtij partneriteti, me ndihmën dhe përkushtimin e Qytetarit të Nderit të Shtimes, Hartmut Ganzke, MdL më parë patën pranuar edhe një automjet për mbledhjen e mbeturinave, i cili rritë ndieshëm kapacitetin tonë për higjienë publike si dhe për menaxhim të mbeturinave.

“Presim me padurim vazhdimin e këtij bashkëpunimi të frytshëm me aleatët tanë nga Gjermania dhe kemi plane për projekte të tjera në fusha të ndryshme si sport, arsim, art dhe kulturë. Bashkëpunimi ynë me partnerët e Qarkut Unna është shembull i shkëlqyer i asaj që mund të arrihet kur punojmë së bashku për një qëllim të përbashkët dhe për të mirën e banorëve tanë”, shkruan ai. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ruleta ruse e putinit arroganca dhe genjeshtrat e gjeneraleve i shkaktuan goditjen ne kursk 66c1ca7905d5a
Story i mëparshëm

“Ruleta ruse” e Putinit/ Arroganca dhe gënjeshtrat e gjeneralëve i shkaktuan goditjen në Kursk

chatgpt ndalon llogarite iraniane qe mund te ndikonin ne zgjedhjet amerikane 66c1cc1b8b4e5
Story i radhës

“ChatGPT” ndalon llogaritë iraniane që mund të ndikonin në zgjedhjet amerikane

Të fundit nga

Dramë, festë dhe dëshpërim në Korçë!

Korça ishte përgatitur sot për festë, por ka përjetuar një dramë, pasi është mundur në shtëpi nga Bylisi dhe ky rezultat ka shënuar rënien nga kategoria të skuadrës së drejtuar nga Ernest
ShkoLartë