Komuna e Prishtinës shtyn afatin për dorëzim të dokumenteve për bizneset përfituese të granteve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se janë shtyrë afatet për dorëzimin e dokumenteve për bizneset të cilat ishin përfituese të granteve.

Sipas njoftimit, bizneset do të mund t’i dorëzojnë ato nga data 11-15 janar.

Ahmeti njofton se dokumentacioni do të dorëzohet në katin përdhese të ndërtesës së vjetër të Komunës.

Dokumentet e kërkuara janë:

Letërnjoftimin valid, kopje në të dy anët

Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit

Certifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr81 dhe është 9 shifror)

Ngjarja paraprake

Bitcoin kapërcen 30 mijë dollarët

Ngjarja e ardhëshme

Presioni në fushën e kundërshtarit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian