Komuna e Prishtinës paralajmëron gjoba për partitë që s’po respektojnë masat anti-Covid

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka paralajmëruar gjoba për partitë politike të cilat nuk kanë respektuar masat anti-Covid.

Ai në një reagim në facebook ka thënë se partitë të cilat nuk kanë respektuar këto masa gjatë vikenditë, do të ndëshkohen sot gjatë ditës.

“ Fundjavë “e gjallë”, me plot tubime partiake, në stilin #skavirus #bravoLab. Për n’Prishtinë, sot i marrin përgjigjet!”, ka shkruar ai në facebook.

Kujtojmë se edhe gjatë ditëve të kaluarta Inspektorët në Prishtinë kanë shqiptuar gjoba për partitë politike në këtë komunë.

Ngjarja paraprake

AAK-ja merr mbështetje në Mitrovicë

Ngjarja e ardhëshme

Estonia për herë të parë do të drejtohet nga një kryeministre

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian