Komuna e Prishtinës ka zbatuar vetëm 6 nga 21 rekomandimet e Auditorit

Komuna e Prishtinës ka zbatuar vetëm 6 rekomandime nga 21 sa ka dhënë Zyra Kombëtare e Auditorit të Përgjithshëm.

Kjo është bërë e  ditur në mbledhjen e Asamblesë Komunale, ku është  shqyrtuar raporti i auditimit për psqyrat financiare të Komunës së Prishtinës për vitin 2019.

Kryesues i Grupit Parlamentar të LDK-së, Halim Halimi ka thënë është shpenzuar vetëm 72 përqind e buxhetit.

“Sa i përket auditimit të brendshëm, këtë vit është pozitiv sepse ka përkuar në harmoni me kompetencat qe i ka pas. Sipas  rekomandimeve të auditorit, komuna është dashtë t’i zbatojë dhe prej 21 rekomandimeve 6 janë zbatuar tërësisht, dhe kjo te jetë parasysh që herëve të tjera të zbatohen. Është shpenzuar vetëm 72% e buxhetit të komunës dhe është shqetësuese shpenzimet degresive kapitale. Komuna ka dështuar në progres të planifikimit dhe ka çaluar në menaxhimin sa i përket realizimit të projekteve kapitale”, është shprehur ai.

Ndërsa, asamblisti nga VV-ja, Mirsad Vitia ka thënë se duke u bazuar në raport të auditorit kryetari i komunës së Prishtinës, nuk është treguar i përgjegjshëm.

“Sa i përket menaxhimit financiar janë vërejtur mangësi evidente si të hyrat si dhe psuritë jo financiare. Prej 21 rekomandimeve 6 janë zbatuar,  kjo tregon se sa i përgjegjshëm është kryetari i komunës”, tha ai.

Leotrim Retkoceri nga PDK-ja, ka thënë se edhe VV-ja duhet të mbajë përgjegjësi për mos mbajtjen e premtimeve nga Shpend Ahmeti.

“Kjo qeverisje nuk dëshiron të shpenzojë para  në projektet që janë në dobi të qytetarëve apo nuk dinë. Kur premtoni diçka në fushat duhet ta mbani. Nga 100 premtimet e VV-së me Shpend Ahmetin në Prishtinë,  30% prej tyre janë realizuar dhe për këtë duhet të keni përgjegjësi edhe ju si VV”.

Ngjarja paraprake

Hungaria bisedon me Izraelin, Kinën dhe Rusinë për vaksinat kundër COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Koeman i beson Dembeles

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian