Komuna e Prishtinës i ka shqiptuar një dënim prej 200 eurosh kompanisë e cila e ka dëmtuar një gyp të ujësjellësit gjatë kryerjes së punimeve.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit Adonis Tahiri.
“Edhe kompanitë e kontraktuara nga Komuna dënohen e nuk kursehen, kur dëmtojnë infrastrukturën përcjellëse. Ju bëjmë thirrje të gjithë punëkryesve që të jenë të kujdesshëm në realizimin e projekteve, sepse në të kundërtën gjobat do të jenë të pashmangshme! “.