Komuna e Podujevës dhe Ujësjellësi me marrëveshje për rehabilitimin e infrastrukturës së dëmtuar gjatë punimeve

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me ud. Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” Sokol Xhafa, për rehabilitimin e infrastrukturës së dëmtuar nga punimet e kësaj të fundit.

Qëllimi i kësaj marrëveshje të bashkëpunimit është investimi në rehabilitimin e infrastrukturës rrugore dhe hapësirave tjera publike të dëmtuara gjatë realizimit të punimeve nga KRU “Prishtina”, mbikqyrjen e punimeve dhe mënyrën e kryerjes së pagesave ndaj operatorit.

Në takimin ku mori pjesë edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Fevzi Jetullahu, kryetari Bulliqi tha se Komuna e Podujevës do të marr përsipër të gjitha obligimet të cilat parashihen në kuadër të këtij memorandumi.

“Ne do t’i marrim përsipër të gjitha obligimet që dalin nga kjo marrëveshje dhe do të angazhohemi me qëllim të sanimit të dëmeve infrastrukturore të shkaktuara gjatë zbatimit të këtyre projekteve, e të cilat paraqesin problem për qarkullimin e qytetarëve dhe të automjeteve” tha kryetari Bulliqi.

Në kuadër të këtij memorandumi Komuna e Podujevës obligohet të zhvillojë procedura për përzgjedhjen e kompanisë, e cila do t’i kryej punimet, ndërsa KRU “Prishtina” obligohet ta bëjë pagesën për punët e kryera, pra rehabilitimin e dëmeve të shkaktuara gjatë realizimit të projekteve të saj.

Ngjarja paraprake

Ziadin Sela me stil të ri, si James Bond 007

Ngjarja e ardhëshme

Gripi i shpendëve, eksperti: Kur ka raste të prekura, duhet asgjësim në një rreze 5 km

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian