Komuna e Kamenicës u jep çifteve për foshnjat nga 200 euro

Komuna e Kamenicës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se do të ofrojë mbështetje financiare për foshnjat e porsalindura.

Në njoftim thuhet se tani e tutje, çiftet do të subvencionohen me nga 200 euro si mbështetje për foshnjat e porsalindura.

Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati ka thënë se lindja dhe rritja e fëmijëve është sfidë e përgjegjësi e madhe, andaj çiftet tani e tutje do të subvencionohen me nga 200 euro.

“Krijimi i familjes është një nga vendimet më të rëndësishme për çdo çift. Lindja dhe rritja e fëmijëve, është lumturi por edhe përgjegjësi e sfidë e madhe. Sa më të vështira kushtet ekonomike, aq më e madhe sfida. Prandaj, tani e tutje do të subvencionojmë çiftet me nga 200 euro si mbështetje për foshnjat e porsalindura”, ka shtuar Kastrati.

Ngjarja paraprake

Për vendosje të masave të reja kundër koronës nevojiten ndryshime ligjore

Ngjarja e ardhëshme

Kina regjistron 20 raste të reja me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian