Komuna e Gjilanit e pakënaqur nga vendimi i Qeverisë për bllokim, presin që brenda javës të rishqyrtohet vendimi

Edhe në Gjilan ka filluar ora policore sipas vendimit të qeverisë.

Nënkryetari Arbër Ismajli ka thënë se Gjilani është në respektim të plotë të masave të qeverisë.

“Ka qytetarë të paktë të qytetarëve por që edhe ata janë me punë zyrtare apo diçka të ngjashëm. Policia është vendosur gjithandej qytetit”.

Ismajli ka thënë se momentalisht në këtë komunë janë 490 raste aktive me coronavirus.

“60 prej këtyre pacientëve janë në hospitalizim ndërsa tjerët në trajtim shtëpiak”, tha ai.

Nënkryetari i Gjilanit thotë se ka mungesë të oksigjenit edhe në Spitalin e Gjilanit por ai thotë se edhe me mjete vetanake komunale do të mundohen të ndihmojnë spitalin që të furnizohet me oksigjen.

“Kemi planin B dhe nuk do të lejojmë që spitali të mbetet pa oksigjen”.

Ismajli thotë se vendimi i qeverisë për bllokim total të qytetit është i ngutshëm dhe sipas tij është dashur të ketë më shumë koordinim mes nivelit lokal dhe atij qendrore.

“Unë besoj se nuk do të shkojnë dy javë, por besoj që brenda javës vendimi i qeverisë do të rishqyrtohet dhe do t’i kthehemi normalitetit. Ky vendim ka pasoja për bizneset e mëdha dhe të vogla. Me këtë vendim ne jemi kthyer në pikën zero dhe ky bllokim do të sjellë pasoja më të mëdha ne pranverën e hershme. Njerëzit kanë nevojë për punë”, deklaroi më tej Arbër Ismajli.

Ngjarja paraprake

Krijuesi i Python fillon punë në Microsoft

Ngjarja e ardhëshme

M - Technologie shkatërron me lojë e rezultat Kastriotin 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian