Komuna e Gjilanit dhe UP ‘Kadri Zeka’ nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

January 28, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe rektori i Universitetit Publik të Gjilanit, dr Bajram Kosumi kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Hyseni e Kosumi i zotuan se secila palë do t’i marrë përsipër përgjegjësitë e veta nga ky memorandum dhe do t’i zbatojnë ato në mënyrë sa më të mirë dhe efikase.

‘Ne si Komunë do të përkrahim Universitetin publik me qëllim të harmonizimit të arsimit të lartë, duke ndërtuar modele konkrete të bashkëpunimit’, ka thënë kryetari Hyseni.

Bashkëpunimi Komunë-Universitet është një parakusht për sigurimin e suksesshëm të arsimit dhe aftësimit cilësor, për një qytet inovativ e universitet sipërmarrës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çanta katër mijë dollarëshe e Margot Robbie është në të vërtet një kuti kufjesh

Story i radhës

Petkov: Nga tetë ditë si kryeministër, Kovaçevski katër i ka kaluar në qeverinë bullgare

Të fundit nga

ShkoLartë