Komuna e dënon me 200 euro qytetarin që shkeli me kamionetë hapësirën gjelbëruese

Të enjten, një shofer i një kamionete, kishte hipur mbi hapësirën e gjelbër te “Rruga B”, për ta ndërruar kahun e rrugës.

Pas dënimit që morri ky qytetar nga Policia e Kosovës me gjobë prej 100 euro dhe 1 pikë negative, një dënim të njëjtit i është shqiptuar edhe nga Inspektorati i Komunës së Prishtinës.

Drejtori i Inspektoratit në Komunën së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se ky qytetar është gjobitur nga Komuna me 200 euro për dëmtim të hapësirës gjelbëruese.

Image

 

Ngjarja paraprake

Neymar fiton çmimin e madh në Ligën e Kampionëve

Ngjarja e ardhëshme

Regjistrohen 31 viktima dhe 908 raste të reja me Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian