Komuna dhe anëtarët e KK, përgëzuan FC “Malisheva” për suksesin e treguar si kampion vjeshtor në Ligën e Parë A

FC “Malisheva”, është kampion vjeshtor në Ligën e Parë të Futbollit-grupi A. Për këtë sukses dhe për ti për ti përkrahur ekipin e futbollit, sot nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar nga drejtori i QKRS, Rexhep Mazreku, anëtar e KK të Malishevës, Alban Krasniqi, Alban Mazreku dhe Valon Krasniqi, drejtorët tjerë komunal, Ahmet Morina, Bahskim Krasniqi dhe Dibran Kastratie kanë vizituar klubin gjatë ushtrimeve të rregullta, dhe i kanë përgëzuar për suksesin e  arritur.

Nënkryetari Berisha, drejtori Mazreku dhe anëtarët Kuvendit të Komunës, A.Krasniqi, A.Mazreku dhe V.Krasniqi, përveç urimeve, ju kanë premtuar edhe përkrahje të vazhdueshme.

KK i Malishevës, i ka ndarë 50 mijë euro për përkrahje të klubit.

Për këtë edhe trajneri i ekipit, Senad Alirifa dhe kapiteni Debatik Sertolli, e kanë falënderuar Komunën dhe Kuvendin e  Komunës, për këtë përkrahje, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme të klubit, dhe kanë premtuar angazhim maksimal për tu bërë kampion dhe në vitin e ardhshëm të garojnë në superligë.

Ngjarja paraprake

Turqi, arrestohen 250 të dyshuar në operacionin e madh kundër FETO-s

Ngjarja e ardhëshme

Zv/ministri Bushi: Është ulur numri i fatkeqësive në komunikacion

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian