Kubo do të kthehet në Madrid në janar.
Anësori japonez, Takefusa Kubo, mund të rikthehet te Real Madrid në janar, sipas Don Balon.
19-vjeçari iu bashkua Villarrealit në formë huazimi në gusht, por ka luajtur vetëm 55 minuta në ndeshjet e para të La Ligës.
Madridi nuk është i lumtur me trajtimin e talentit që e konsiderojnë si “Messi” i Realit dhe që tani kanë nisur të mendojnë që ta kthejnë në janar, për ta huazuar diku tjetër, ku mund të ketë më shumë minuta.