Kompania “Nartel” ndërpret financimin e KF Trepça, arsyet janë organizimi i dobët dhe padrejtësitë ndaj lojtarëve për formacion!

Skuadrat kanë nevojë më shumë se kurrë që të përkrahen nga kompani të ndryshme në Kosovë për të ushtruar aktivitetin e tyre.

Edhe përkundër që ka shumë kompani e klube me vullnet të mirë dhe interes reciprok, që bëjnë një gjë gë tillë, disa skuadra sportive, e në këtë rast të futbollit, ende kanë qasje jo profesionale në organizimin e tyre.

Kompania NARTEL, që deri tash ishte sponsor i klubit të futbollit Trepça nga Mitrovica, nga dita e premte (20.11.2020), e ka nderprerë përkrahjen financiare ndaj këtij klubi.

Kompania “Nartel” e kishte ndihmuar njërën prej skuadrave më të trofeshme në futbollin që nga fillimi i vitit 2020 e deri më tani, me mjete financiare dhe paisje sportive.

Arsyet e këtij “divorci”, sipas kompanisë “Nartel”, janë organizimi i dobët i brendshëm i klubit..

Ajo pretendon se kryetari i klubit dhe trajnerët e kësaj skuadre bëjnë padrejtësi ndaj lojtarëve në përzgjedhjen e tyre në formacionin e parë, si dhe në moskryerjen e obligimeve financiare ndaj lojtarëve për muaj të tërë.

“Andaj klubet të cilat shkelin të drejtat e lojtarëve, kompania “NARTEL” nuk është e interesuar që t’i përkrah financiarisht as tani e as në të ardhmen. Paraqitja e këtij klubi në publik me logo të “NARTEL” do të jetë ilegale”, thuhet në komunikatën për media të kompanisë “NARTEL”.

Ngjarja paraprake

“I shoh drejt në sy dhe ndjej keqardhje”, Adrola Dushi sapo hodhi një kunj

Ngjarja e ardhëshme

Pagoi 2 milionë dollarë dorëzani, rirohet adoleshenti i akuzuar për dy vrasje në protesta

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian