kompania google hetohet ne mbreterine e bashkuar 6787a3387e020

Kompania Google hetohet në Mbretërinë e Bashkuar

January 15, 2025
1 minut lexim

Mbikëqyrësi i konkurrencës në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur një hetim për gjigandin e teknologjisë Google. Kompania po hetohet nëse ka më shumë fuqi se sa duhet në kërkimin në internet.

Google përbën 90% të kërkimeve në internet në Mbretërinë e Bashkuar, lidhur me këtë Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve po shqyrton nëse po e përdor këtë pozicion dominues për të dëmtuar konkurrencën ose zgjedhjen për përdoruesit.

Ky është hetimi i parë për gjigandin e teknologjisë pas fitimit të kompetencave të reja për të hetuar dhe zbatuar ndryshime në firmat që ajo përcakton se kanë status strategjik në tregjet digjitale.

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve ka thënë për mediat e huaja se Google po hetohet më së shumti nëse po jep rezultate të mira.

Kompania teknologjike shprehet e gatshme për të bashkëpunuar me autoritetet kontrolluese, por nga ana tjetër thotë se e gjithë kjo duhet të ketë një kufi.

Njoftimi i Autoritetit të Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) për kërkimin e saj në Google dhe hetimin e reklamave pason regjimin e konkurrencës në tregun digjital që hyn në fuqi në Janar. Hetimet do të shtrihet për një afat kohor prej 9 muaj dhe do të shihet nëse Google po përdor pozicionin e tij për të penguar rivalët, duke ndikuar kështu në tregun e lirë. Gjithashtu po hetohet nëse po përdor të dhënat e përdoruesve të saj pa pasur një pëlqim apo miratim nga pala tjetër.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

araujo merr nje vendim te papritur 6787a24ae0fdd
Story i mëparshëm

Araujo merr një vendim të papritur

shkon ne 25 numri i te vdekur nga zjarret ne los
Story i radhës

Shkon në 25 numri i të vdekur nga zjarret në Los Anxhelos

Të fundit nga

Sot varroset gazetari Faton Osmani

Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot. Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset

Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Teleskopi kozmik Euclid, i cili operon në kuadër të misionit të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) me ndihmën e NASA-s, ka zbuluar një fenomen shumë të rrallë në fqinjësinë tonë kozmike, të njohur
ShkoLartë