Komitetit për Marrëdhënie Midis Bashkësive, deputetja Pasholli në krye të Komitetit

Komiteti për marrëdhënie midis bashkësive zgjodhi deputeten Arbana Pasholli për kryetare ndërkaq deputetin Enes Ibrahimi nënkryetar. Në seancën e parë të Komitetit të kësaj përbërje parlamentare u ritheksua pesha e këtij organi.

“Shpresoj se ne anëtarët e komitetit do të krijojmë kulturë besimi dhe bashkëpunimi të ndërsjellë dhe në mënyrë transparente të gjithë së bashku do të kontribuojmë që komiteti me sukses ti arrijë detyrat për të cilat është themeluar.”, tha Arbana Pasholli, kryetare e Komitetit për Marrëdhënie Midis Bashkësive

Komiteti i cili doli nga Marrëveshja e Ohrit, ishte paraparë të ishte forumi kryesor për dialogun midis bashkësive. Sipas kryeparlamentarit Talat Xhaferi, nëse komiteti shfrytëzohet për avancimin e marrëdhënieve ndëretnike, i njëjti do të shëndrohet në institucion të njohur.

“Ndjenjat ndaj Marrëveshjes kornizë të Ohrit edhe pas shumë vitesh nga nënshkrimi I saj mbeten të ndara, por pjesa më e madhe e qytetarëve konsiderojnë se pas nënshkrimit të saj ka përmirësim në marrëdhëniet ndëretnike dhe zbatimi I saj stabilizon vendin.”, tha Talat Xhaferi, kryetar i parlamentit.

Komiteti përbahet nga 19 anëtarë, 7 deputetë maqedonas, 7 shqiptarë, dhe pesë të tjerët të nacionalitete tjera. Komiteti vendos në rast të kontestit gjatë votimit të ligjeve për të cilat nevojitet shumicë e veçantë.

Ngjarja paraprake

Ngec padia ndaj qytetit të Shkupit për ajrin e ndotur

Ngjarja e ardhëshme

Çfarë po ndodh me Ramos-in? Braktisë konferencën për shkak të spekulimeve mbi te ardhmen

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian