Komiteti kundër grushtit të shtetit në Mianmar formon qeveri civile kundër qeverisë ushtarake

Komiteti Përfaqësues i Asamblesë Kombëtare (CRPH), i formuar nga deputetët e zgjedhur kundër grusht shtetit për të rikthyer qeverinë civile në Mianmar, njoftuan se kanë formuar qeveri civile kundër qeverisë ushtarake, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga CRPH thuhet se “Duke u bazuar në kompetencën e dhënë nga populli pas zgjedhjeve në vitin 2020 shpallin formimin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar (NUG) të përbërë nga deputetët e zgjedhur”.

Në deklaratë gjithashtu u njoftua edhe lista e kabinetit me 15 emra të Qeverisë së Unitetit Kombëtar.

Aung San Suu Kyi në kabinetin e qeverisë civile

Në kabinet ish-presidenti i Mianmarit Win Myint, ndodhet sërish si “president i shtetit”, ndërsa ish-liderja nën arrestim Aung San Suu Kyi është ngarkuar me detyrën e “Këshilltares shtetërore”.

Ndërsa Mahn Win Khaing Than, një prej drejtuesve të lartë të partisë Lidhja Kombëtare për Demokraci e Suu Kyi është emëruar si “kryeministër”.

CRPH e cila është formuar nga deputetët e zgjedhur pas grusht shtetit më 1 shkurt, njoftoi më 1 prill se nuk e njohin kushtetutën në fuqi të bërë nga ushtria e Mianmarit në 2008.

Komiteti kishte deklaruar se në javën e parë të prillit do të përfundonin punimet për formimin e qeverisë civile.

Grusht shteti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit, ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë nën arrest.



. .

Ngjarja paraprake

BDI: Lehtësuam dhe thjeshtësuam marrjen e nënshtetësisë, sot më pak se 1.300 persona janë në procedurë

Ngjarja e ardhëshme

Prindërit pyesin nëse fëmijët duhet vaksinuar kundër COVID-19 – ekspertët japin shpjegimet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian