Komisioni rekomandon ndalesë për paraqitje të këngëtarëve, kufizim të muzikës dhe numrit të mysafirëve në objektet hotelierike

Shkup, 4 tetor 2020 (MIA) – Ndalesë të paraqitjeve të këngëtarëve dhe Di-xhej-ëve  në të gjitha objektet hotelierike, kufizim i zërit të muzikës deri 55 decibel dhe ulje të numrit të njerëzve të cilët mund të ulen në një tryezë në objektin hotelierik nga tani 12 të lejuar në katër.

Këto janë rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse, të cilat do të propozohen në mbledhjen  e sotme të Qeverisë, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Konsiderojmë se këto janë masa absolutisht të arsyeshme, se janë periudhë e mirë kur duhet të implementohen. Gjithsesi e ndjekim situatën edhe më tutje nëse duhet të kemi plan edhe për restriksione plotësuese nëse kjo imponohet”, deklaroi Filipçe, për televizionin Kanal 5.

Ai theksoi se presioni i shtuar apo mini vala është e pritur dhe e kanë paralajmëruar, si valë të vjeshtës pas përfundimit të pushimeve verore.

“Kemi rritje të numrit të rasteve në të gjitha grupet e moshave mbi 20 vjeç, nuk ka rritje të numrit të rasteve në grupet prej 10 deri 20 dhe nën 10 vjeç. Këtu është numri i njejtë. Rritje më të madhe ka në grupin e moshës prej 20 deri 30 vjeç nga 50 për qind dhe diçka më i vogël tek grupi i moshës prej 50 deri 60 vjeç”, deklaroi Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë theksoi se një nga masat e mundshme, edhe më tej është edhe kufizimi i punës së disa subjekteve të caktuara ekonomike dhe i numrit të njerëzve në transportin publik dhe masa për ,mbajtje të maskave në ambiente të hapura.

“Ende është herët, sepse kjo do të thotë përveç masë preventive për koronë dhe mbrojtje nga gripi sezonal, ftofje në mot të ftohtë dhe gjithsesi nga ajri i ndotur. Do të thotë, do të mendojmë në muajt më të vonshëm të vjeshtës për të gjitha masat e tjera”, deklaroi Filipçe. ab/

Default thumbnail
Ngjarja paraprake

ABDULBESIR NEZIRI-Gjeniu nga Shkupi që e shpërndan melodinë Kuranit me një zë engjëllorë

Ngjarja e ardhëshme

Disa pjesë të Karposhit nesër pa ujë

të fundit nga