Komisioni për gara shtyn javën e 11-të

Komisioni për gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut informon se për shkak të ndryshimeve të Protokollit për masat për mbrojtje nga KOVID-19 dhe futjen në fuqi të Protokollit të Përgjithshëm për organizimin e ndeshjeve, takimet e javës së 11-të të Ligës së Parë dhe ato të javës së 10-të të Ligave të Dyta që duhej të luhen më 31.10.2020 (e shtunë) dhe 01.11.2020 (e diel) shtyhen dhe të njejtat do të luhen në termin të ri. 

Më 07.11.2020 (e shtunë) luhen ndeshjet e javës së 11-të të Ligës së Parë, ndërsa më 08.11.2020 (e diel) takimet e javës së 10-të në Ligat e Dyta Lindje dhe Perëndim.

Arsyeja është se të gjitha klubet duhet t’i bëjnë testet e futbollistëve sa i përket Covid 19.

Ngjarja paraprake

Ushtria e Azerbajxhanit çliron edhe 9 fshatra të tjerë nga pushtimi armen

Ngjarja e ardhëshme

5 mësimdhënës e 16 nxënës të shkollës “Dardania” – të infektuar me Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian