Komisioni Evropian thotë se Facebook Marketplace është konkurrencë e pandershme

Komisioni Evropian reagoi kundër Meta ditën e Hënë duke thënë se Marketplace në Facebook është konkurrencë e pandershme.

Duke e lidhur Marketplace me sajtin e medias sociale, Facebook ka një avantazh substancial kundrejt rivalëve shkruante krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian në një deklaratë për media.

“Me rrjetin social Facebook, Meta arrin globalisht miliarda përdorues në muaj dhe miliona reklamues aktivë,” shprehej Komisioneri për Konkurrencën.

“Shqetësimi ynë është se Meta ka lidhur ngushtë platformën e medias sociale Facebook me shërbimin e ri Facebook Marketplace. Kjo do të thotë se përdoruesit e Facebook kanë automatikisht akses në Facebook Marketplace pavarësisht nëse duan apo jo.”

Për më tepër Komisioni arriti në përfundimin e Meta aplikon kushte tregtimit të pandershme mbi konkurrentët të cilët reklamojnë në Facebook ose Instagram.

Platforma mund të përdorë të dhënat nga reklamimi i rivalëve për të përfituar me Facebook Marketplace. Nëse praktikat janë të vërteta, do të ishin në shkelje me rregullat Evropiane të cilat parandalojnë abuzimin me pozitat dominuese në treg.

BE-ja ka fuqinë për të vendosur gjobë deri në 10% të të ardhurave vjetore të Meta për të parandaluar këtë sjellje.

Përmes një deklarate zyrtare, Meta tha se pretendimet e Komisionit Evropian janë të pabaza dhe kompania do të vijojë të punojë me autoritetet rregullatorë për të demonstruar se inovacioni i tyre i produktit është pro-konsumatorit dhe pro-konkurrencës.

Vitin e kaluar Komisioni Evropian filloi në hetim ndaj praktikave të reklamimit të Facebook për të mësuar nëse ka cenuar konkurrencën duke përdorur të dhënat e reklamuesve për përfitimet e kompanisë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aktori i famshëm botëror i kthehet origjinës shqiptare, “gjiganti” i Hollywoodit: Gjyshja fliste gegë

Story i radhës

Mehaj: Vendimet e padrejta ndaj luftëtarëve të lirisë nuk na zbrapsin në synimet tona

Të fundit nga