komisioneri per te drejten e informimit dhe kqz thirrje partive politike mos i perdorni te dhenat personale te qytetareve per propagande 67a0a19b7788a

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe KQZ thirrje partive politike: Mos i përdorni të dhënat personale të qytetarëve për propagandë!

February 3, 2025
min lexim

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, zoti Besnik Dervishi, dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, zoti Ilirjan Celibashi, në kuadër të fushatës zgjedhore informojnë qytetarët e Republikës së Shqipërisë se të dyja institucionet mbeten të angazhuara në monitorimin rigoroz të periudhës para dhe gjatë fushatës zgjedhore.

Për këtë arsye u bëjnë apel zgjedhësve, partive politike, organizatave, palëve të tjera të angazhuara në këtë proces të kenë kujdes në respektimin e ligjit sa u përket administrimit dhe përpunimit të të dhënave personale në kuadër të veprimtarisë zgjedhore.

Konsiderojmë si detyrë tonën parësore të garantojmë që të drejtat themelore të shtetasve të respektohen në çdo hap duke zbatuar Kodin Zgjedhor, ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave Personale (GDPR) të Bashkimit Evropian.

1. Çdo përpunim i të dhënave personale duhet të bazohet në kritere të qarta ligjore dhe të kuptueshme për shtetasit. Shtetasit duhet të informohen në mënyrë të qartë se si dhe për çfarë qëllimi do të përpunohen të dhënat e tyre.

2. Partitë politike dhe organizatat përkatëse duhet të mbledhin dhe të përpunojnë vetëm ato të dhëna që janë absolutisht të nevojshme për qëllimet e regjistrimit të zgjedhësve.

3. Të dhënat e mbledhura duhet të mbrohen me masa teknike dhe organizative të përshtatshme për të parandaluar qasjen e paautorizuar, shkatërrimin ose keqpërdorimin e tyre.

4. Të dhënat e mbledhura për qëllime regjistrimi nuk duhet të përdoren për qëllime të tjera, si propaganda politike, pa marrjen e pëlqimit të informuar të shtetasit.

5. Partitë politike dhe organizatat përkatëse duhet të jenë të përgjegjshme për çdo shkelje të parimeve të mbrojtjes së të dhënave dhe të jenë të hapura ndaj mbikëqyrjes nga autoritetet kompetente.

Zbatimi i parimeve të mbrojtjes së të dhënave personale ndihmon në përforcimin e integritetit të zgjedhjeve dhe ruajtjes së besimit tek proceset demokratike.

Duke marrë parasysh rreziqet e mundshme që mund të sjellë përpunimi i paligjshëm i të dhënave personale të zgjedhësve, inkurajojmë qytetarët dhe subjektet zgjedhore që në rastet kur evidentojnë shkelje apo cenim të të dhënave personale të ankohen pranë Zyrës së

Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Ky proces realizohet duke plotësuar fillimisht formularin e ankesës, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, https://idp.al/ankohu/ e më pas duke e dorëzuar atë përmes postës elektronike [email protected], postës zyrtare, si dhe fizikisht pranë zyrave të këtij institucioni.

Për më tepër informacion, Zyra e Komisionerit ka hartuar dhe publikuar udhëzuesin “Për përpunimin e të dhënave personale në kontekstin e fushatave zgjedhore”.

Ky udhëzues orienton subjektet zgjedhore për mënyrën e garantimit të mbrojtjes së të dhënave personale të votuesve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

micevski kemi dorezuar kerkese per debat ne kuvend per ndryshime ligjore dhe forcimin e sigurise ne komunikacion 67a09cab5aa23
Story i mëparshëm

Micevski: Kemi dorëzuar kërkesë për debat në Kuvend për ndryshime ligjore dhe forcimin e sigurisë në komunikacion

jane vetem propagande pensionistet nuk besojne ne rritjen e pensioneve 67a0aaf74e6a2
Story i radhës

“Janë vetëm propagandë”, pensionistët nuk besojnë në rritjen e pensioneve

Të fundit nga

Broja rikthehet javën e parë të marsit

Muajin tjetër Kombëtarja shqiptare do të nisë fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, një turne ku pjesëmarrja mbetet një ëndërr për çdo tifoz kuqezi. Ndërsa stafi teknik ka nisur përgatitjet për ndeshjen e
ShkoLartë