Komisioneri Hahn- Bashës: Opozita toleroi mangësi që të realizohej Reforma në Drejtësi

Komisioneri Evropian për Buxhet dhe Administratë Johannes Hahn ka theksuar gjatë bisedës me kreun e PD-së Lulzim Basha se sundimi i ligjit është çështja më e rëndësishme për një vend që kërkon të bëhet anëtare e BE.

Hahn vlerësoi rolin e opozitës në reformën në drejtësi duke shtuar se për hir të interesave kombëtare ofroi kompromis edhe pse kishte mangësi. Hahn e cilësoi si një rol të paprecedentë në një vend të Ballkanit Perëndimor.

“Une vetem nund ti konfirmoj ato cfare the Luli persa i perket rendesise se sundimit te ligjit  dhe pavaresine e sistemit te drejtesise. Jam i sigurt qe nje vend si Shqiperia qe ka bere shume perpjekje dhe mbaj mend mire se kjo eshte bere e mundur vetem  fale angazhimit  tuaj. Ishte rasti kur per hir te interesave kombetare ju si opozite bete kompromis me qeverine dhe sigurisht toleruat disa mangesi me qellim qe te realizohej refomra dhe kjo ishte e jashtzakonshme. Dhe e them serisht e serisht se kjo per Ballkanin Perendimor eshte e pazakonte.

Ne rast se nje qeveri e re shqiptare do te jete shume e angazhuar ky do te kete nje impakt te kosiderueshem. Une mund tju mbeshtes ne te gjitha perpjekjet tuaja dhe mund tju konfirmoj se kjo eshte shume e rëndësishme”, tha Hahn.

Plani i zotit Basha mori mbeshtetje te plote nga komisioneri europian per buxhetin Hahn i cili tha se nje praktike e tille ka bere qe ne vendet qe aplikohet shkalla e papunesise së të rinjve të ulet shumë.

“Në fokusin tuaj në trajnimin e dyfishtë profesional, është diçka që mund ta mbështes plotësisht me gjithë përvojën që kam nga vendi im , por edhe Gjermania, Zvicra, Austri ku kemi shumë përvojë me këto skema të formimit profesional të dyfishtë për shumë vite. Kjo është arsyeja pse në shumë vende shkalla e papunësisë së të rinjve është mjaft e ulët, sepse të rinjtë kanë mundësi të punojnë edhe  gjatë arsimimit të tyre”, shtoi ai.

Ngjarja paraprake

OBSH: Ndarja e panevojshme e nënave nga të sapolindurit për shkak të COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Anulohen garat! Lara Gut Behrami fiton ‘Globin e vogël të Kristaltë’

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian