Komisarët politikë dhe komunistët e lajthitur

Nuk e di pse reagojnë bashkëkombësit e mi përtej Drinit ndaj nazizmit edhe pas 80 vitesh si të ishin me të prapme në gaca prushi.

Nuk shkruajnë, as nuk flasin për krimet e ushtrisë serbe me 1912- 1913  në veriun e Shqipërisë kur masakruan mijëra burra e gra nga Luma në Dibër nga Qafthana në Elbasan.

Masakruan edhe në Luftën e Madhe nga Prizreni në Durrës. Gurë mbi gurë nuk lanë.

Heshtin për masakrat e partizanëve serbo- malazezë në ish-Jugosllavi kur ushtria e Titos vrau 50.000 shqiptarë.

 Heshtin edhe për masakrat e partizanëve të Ramiz Alisë e Shefqet Peçit në Kosovë. Për bashkëpunimin kriminal Tito -Enver nuk flasin “antinazistët” përtej Drinit.

Por kur japin alarmin nga Serbia për ndonjë  “bashkëpunëtor” të nazizmit në mesin e shqiptarëve, atëherë shkrumbëzojnë si të tërbuar si t’ i kishte kurdisur Beogradi. Turpi i mbuloftë komisarët politikë të përtej Drinit, turpi i mbuloftë komunistët-titistat noksanë të Gjakovës, dhe harpaxhikët e Prizrenit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tërmet në veri të Italisë

Story i radhës

Rama jep intervistë nga aeroplani: Aeroporti i Vlorës mund të jetë më i madh se i Tiranës

Të fundit nga