Komenti epik i Ermalit

Postimet e Elvana Gjatës në rrjetet sociale janë shumë të rralla, teksa prej kohësh ka munguar edhe në muzikë.

Sigurisht një përjashtim këngëtarja e ka bërë ditën e sotme, me rastin e 28 nëntorit kur ka bërë edhe një urim publik në rrjetet sociale.

Ajo ka postuar një foto ku shihet e veshur me një fustan me motive tradicionale, si një shqipe e vërtetë, duke improvizuar edhe krahët e shqiponjës, sikundër mund ta shihni në foto.

“Një komb, një gjak, një flamur!”– ka shkruar këngëtarja krah fotos.

Postimi i saj ka entuzizmuar shumë fansat e sigurisht nuk kishte si t’i shpëtonte mikut të saj të ngushtë Ermal Mamaqi, i cili i lë gjithnjë komente epike.

Këtë herë ai është marrë me veshjen e saj, konkretisht me krahët e shqiponjës që Elvana i kishte sjell mjaft bukur në këtë look.

“Elvana mos fluturo shumë. Jo se duket që të kanë dalë flatrat në kokë!”- ka shkruar aktori duke shkaktuar shumë të qeshura në rrjet.

Image

Komenti
Ngjarja paraprake

Demostrata në Londër kundër masave anti-COVID-19, së paku 150 të arrestuar

Ngjarja e ardhëshme

Arb Manaj nga minuta e parë ndaj Adana Demirspor

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian