komandanti i kfor it pas banjskes situata ne veri mbetet e tensionuar 65f181df47691

Komandanti i KFOR-it: Pas Banjskës, situata në veri mbetet e tensionuar

March 13, 2024
1 minut lexim

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutaş ka thënë se sulmi i Banjskës në shtator të 2023-ës, ishte një përshkallëzim i rëndë i tensioneve në rajon.

Megjithëse pas këtij sulmi terrorist, situata në veri të Kosovës siç vlerëson ai, mbetet e tensionuar.

”Incidenti i Banjskës në veri të Kosovës në shtator 2023 ishte një përshkallëzim i rëndë i tensioneve në rajon. Pas kësaj, situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar. Duke pasur parasysh dinamikën komplekse dhe potencialin për trazira të mëtejshme, veçanërisht në veri të Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, përfshirë KFOR-in, mbetet vigjilent”, ka deklaruar Ulutaş.

Tutje ai ka shpalosur qartë synimin e KFOR-it, ndërsa ndau mesazh që dialogu mbetet e vetmja zgjidhje për paqen, mes Prishtinës dhe Beogradit.

”Qëllimi ynë është të parandalojmë çdo përsëritje të dhunës dhe të ndihmojmë në krijimin e kushteve për të inkurajuar dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Aktivitetet e përditshme të KFOR-it kanë për qëllim krijimin e kornizës së nevojshme të sigurisë që dialogu i lehtësuar nga BE të ecë përpara. Siç tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij në nëntor, ‘Beogradi dhe Prishtina duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kjo është e vetmja rrugë drejt paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm’ ”.

Mes tjerash ai përmendi edhe gjendjen e situatës aktuale në veri.

”Në përgjithësi, situata është e qetë, por mbetet e brishtë. Ne jemi duke monitoruar nga afër çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë në rajon, sepse ndërgjegjësimi për situatën është jetike për ne”.

MARKETING

RENT A CAR

ne gjykaten supreme seance publike pas apelit per paraburgimin e vazhduar te babait te vanjes se vrare 65f1812beabb5
Story i mëparshëm

Në Gjykatën Supreme seancë publike pas apelit për paraburgimin e vazhduar të babait të Vanjës së vrarë

bujar osmani del pertej kufijve kerkon qe nato shba dhe be ti skanojne funksionaret e korruptuar dhe ata qe kane lidhje me rusine 65f1821c3e912
Story i radhës

Bujar Osmani del “përtej kufijve”, kërkon që NATO, SHBA dhe BE t’i “skanojnë” funksionarët e KORRUPTUAR dhe ata që kanë lidhje me RUSINË

Të fundit nga

ShkoLartë