Komandant Fati në krye me ushtarët e UÇPMB-së, pjesëmarrës nga Kosova dhe komuna e Therandës, kanë disa fjalë për të thënë

Kur kemi parasysh se të dielen e ardhshme që i bie 28 mars, mbahen zgjedhjet komunale për Preshevë, njëri më i preferuari, Sami Salihu-Ish ushtarë i UÇPMB -së në Bukoc,kur thuhet se e kaluara e tij e dëshmuar edhe pse i ri në moshë, vullneti për sakrificë, e shtyri që përkrah Shokëve të Idealit Kombëtar të jep kontributin e tij për Çlirimin e Tokave Shqiptare..

”Une Fatmir Guraziu, me shokë e ndiejmë vetën shumë krenarë përkrahë bashkëluftetarëve të Rahovicës, Preshevës e më gjerë ku ndër ta e kishim edhe bashkëluftetarin Sami Salihu”…

”I drejtohemi popullit heroik të Preshevës që të votoni të Ardhmen tuaj, të votoni për Amanetin e të parëve që dhanë jetën për Atdhe”…

Të votoni për një qëllim të vetëm që mos jeni të shtypur, sepse sakrifikuat, me burgosje me tortura me vrasje…, i juaji Fatmir Guraziu,me bashkëluftarët e mi të UÇPMB, nga Komuna e Therandës, Kosovë!

Sami Salihu – Ish ushtare i UÇPMB -së

Në Bukoc

E kaluara e tij e dëshmuar edhe pse i ri në moshë, vullneti për sakrificë, e shtyri që përkrah shokëve të idealit kombëtar të jep kontributin e tij për Çlirimin e tokave shqiptare…

Bllacianët në luftën e Ushtris Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc

Komandant Fati, pa Luginën e Preshevës nuk do kishte kuptim pavarësia e Kosovës

Duke parë rrethanat e krijuara të pasluftës në Kosovë dhe në rajon, krijuan një guerile tjetër shqiptare do ta shoh dritën në Luginë e Preshevës. Prezenca ndërkombëtare në rajon, konkretisht, zona e sigurisë etj, ndikuan që UÇPMB-ja ta ngritë çështjen e fjetur të këtyre tokave shqiptare në një problem ndërkombëtar, ish ushtarët e UÇK-së,shumica ju bashkangjitën nga gjithë trevat e Kosovës,disa edhe nuk u kthyen më,ranë dëshmorë për tokat arbnore.

Duke e parë këtë, Ish-ushtari i UÇK-së-tani Komandant Fati, alias- Fatmir Guraziu, nënë udhëheqjen e tij,morrën këtë rrugë për Luginën e Preshevës për t’ju bashkangjitur aradhave të UÇPMB-së, Besnik Lumi, Kadri Lumi,Mulla Jonuz Hoxha,tani nuk është në jetë më, të gjithë këta ish-ushtarët e UÇK-së,ndryshe teologu Mulla Jonuz Hoxha, ish-Zv.Komandant për moral, politik dhe informim në Bat.” Sadik Shala” të Brig. 121 që mbante emrin e Legjendarit Ismet Jashari ”Kumanova”. Po të njëjtët detyrë e ka kryer edhe në Luftën e UÇPMB, duke lënë pas vetës, para se të shkoj në amshim, librin që i kushtohet kësaj lufte, ”Këngët e Lavdisë”.

Tri ushtritë kombëtare shqiptare u formuan nga Lëvizja Popullore e Kosovës

UÇPMB-në, ashtu si dhe UÇK-në, e kishte formuar Lëvizja Popullore e Kosovës, një organizatë Lëvizja për Republikën e Kosovës e vjetër mbarëshqiptare pas demostratave të ’81-së. Mirëpo, me përfundimin e Luftës në Kosovë, drejtoria politike e UÇK-së,në krye Hashim Thaçin, në një mbledhje në Prizren, formuan Këshillin politikë për Lubinën e Preshevës me seli në Gjilan dhe integruan LPK-në, që vendosmërisht mbështetej në kreun e saj,Ali Ahmeti, i cili bashkë me Emrush Xhemajlin, Fazli Veliun etj., më vonë do të arrijnë ta riorganizojnë LPK-në dhe UÇK(Kombëtare) me 2001 në Maqedonin Perendimore. Në Luginë e Preshevës. prej kësaj lëvizjeje guerile nuk do të mund të formohet një delegacion unik dhe kompetent për t’u përballë në negociatat e paqes me palën serbë. Pas rënies së Millosheviqit, pushoi përkrahja e UÇPMB-së, i’u imponua marrëveshja e Konqulit pas ndërrimeve në kreun e Beogradit. NATO-ja kontrillin në pesë kilometrshin- zona e lirë kufitare mes Kosovës dhe serbëve, kundrejt nacionalizmit të rizgjuar shqiptar. “Po t’u japësh shqiptarëve gishtin, ata ta shkulin krahun” ishte asokohe komenti standard i perëndimorëve. Shqiptarët thjesht s’u kishin lindur perëndimorëve te dardha e shtrembër, që t’u drejtonin të gjitha padrejtësitë historike.

UÇPMB-ja kishte mbijetuar në zonë të ndaluar prej 5 km rrethe qark Kosovës, ku serbët s’kishin të drejtë të plasojnë armatim të rëndë që prej fushatës së NATO-s. Më të rënë të Millosheviçit, u pa puna që kjo zonë do të anulohej, e se UÇPMB-së i kishë rënë këmbana.

Çarmatosja e shpartallimi “vullnetar” i UÇPMB-së u imponua nga marrëveshja e Konçulit nga ShP UÇPMB-së dhe NATO-s. Lugina e Preshevës iu dhurua pastaj liderëve të ri serbë si dëshmi e simpative perëndimore pro tyre, e për ta forcuar autoritetin e ultranacionalistit Koshtunicës e të liberal demokratit Zoran Xhinxhiçit në sytë e nacionalistëve serbë. Dy vjet pas shpartallimit të UÇPMB-së, shqiptarët e atjeshëm morën pjesë për herë të parë që pas fillimit të viteve 1990 në zgjedhjet lokale serbe, përkundër ftesave të izoluara të aktivistëve për bojkot. Liderët e rrymës moderate ndër shqiptarë fituan ndikim në tri komuna me shumicë shqiptare, kjo përbrenda sistemit serb që komunave u ofron fare pak ndikim në punët e pushtetit.Lufta e UÇPMB-së 2000-2002

“Në luftë për liri bien disa trima, por fiton një popull, ndërsa në robëri vuan një popull e fiton një tirani” M. Kuteli Falë sakrificës së këtyre bijve të kombit u zgjua edhe vetëdia kombëtare, iu shtuan historisë më të re këta emra të skalitur me medalje të artë të atdheut. Në këto nëntëmbëdhjetë muaj qëndrese e sakrifice të bijve tanë në nëpër mote e stinë të ndryshme u bënë ballë stuhive të egra që koha popullit tonë me mote të shumta ua imponoi, e këta trima u bënë rezistencë korbzinjve të pangopur kurrë duke u bërë lulëkuqe lirie. Liria tani u skuq me gjakun e tyre, por shumë çka ndryshoi dhe emrat e tyre u bënë legjendë përjetësie. Nga Kosova në Luginë e Preshevës Halim Hasani i mblodhi të gjithë këta dëshmorë të rënë në mbrojtje të atdheut anëkënd Kosovës Lindore i bëri bashkë për t’ia kujtuar brezave të rinj biografitë dhe trimëritë e tyre që i treguan gjatë luftës së lavdishme nën ombrellën e UÇPMBsë. Dhe jo vetëm kaq në mesin e luftëtarëve të rënë në altarin e lirisë kishte dëshmorë që kishin ardhur për të luftuar edhe nga Kosova e cila më herët i kishte pasur ata trima në mbrojtje të Kosovës e këta janë: Fatmir Ibishi i lindur në fshatin Uglar të Gjilanit, Ismet Aliu – Grema i lindur në Greme të Ferizajt, Arben Ramadani i lindur në Kokaj të Gjilanit, Betim Berisha i lindur në Prizren, Eqrem Hoxha i lindur në Randobravë të Prizrenit, Shkëlzen Krasniqi i lindur në Apterushë të Rahovecit, Nijazi Azemi (Komandant Mjekrra) i lindur në Mogillë të Vitisë, Agim Elshani i lindur në Ngucat të Malishevës, Besim Mazreku i lindur në Gjilan, Hysen Salihu i lindur në Kumanovë, Sami Ukshini i lindur në Kurexhaj komuna e Gjilanit dhe Shaban Ukshini (Terri) i lindur në Kurexhaj të Gjilanit, të cilët edhe më parë kishin nuhatur aromën e luftës për liri.

Edhe disa luftëtarë nga Kosova Lindore më parë qenë pjesë përbërëse e luftës së Kosovës si p.sh., Ibrahim Fejzullahu,Arben Ramadani dhe Bardhyl Osmani – komandant Delta, të cilët më pas u kthyen për t’i çliruar trojet e tyre, sikur edhe Sevdail Idrizi Kom Gur, nën emblemën UÇPMB U mblodhëm bijtë më të mirë të kombit për t’i dalë ballë për ballë një ushtrie e policie e cila atëbotë pas kurorëzimit të lirisë në Kosovë ata në këtë pjesë të shkëputur të Kosovës shtonin dhunë e zullum të madh sidomos nëpër fshtëra që gravitojnë në tri komunat tona.Si rezultat i kësaj dhune këta bijë më të mirë të kombit u rreshtuan për të hapur front lufte dhe për t’i mbrojtur fshatrat nga dhuna që ata ushtronin nëpër këto vende. UÇPMB doli në sipërfaqe në mortin e vëllezërve Saqipi nga Dobrosinidhe mu aty u lexuan pesë shkronja që ngjallnin shpresë për mbrojtje të popullatës së Malësisë Karadakutdhe Bujanocit më gjerë. Përveq luftëtarëve që i përmendëm më lart duhet medoemos të përmenden edhe këta dëshmorë të kombit të cilët dhanë jetën nën këtë emblemë të betuar për çlirim të tokave të robëruara e këta janë: Artan Abazi (Komandant Miratoca), Florim Rushiti, Enver Bajrami-UÇPMB, Sherif Jonuzi, Besim Faiku, Daut Sylejmani, Qenan Rahimi.

Tani pasi ishin në dijeni se atje ne Lugin po luftohet,Komandant Fati,alias Fatmir Guraziu,organizoi shkurjen atje me disa bashkëluftëtar të UÇK-së,edhe pse vetë Fatmiri kishte ende copa të granatave në kokë nga lufta e UÇK-së,dhe jo rastsisht,tani invalit dhe vetera i luftës së fundit,por edhe këta pas tij të lënduar e të sakatuar u futën në luginën e Preshevës dhe ju bashkangjiten aradheve te UÇPMB,pra djemt e burra nga Bllaca e komunës së Suharekës,që u përballën drejtë për drejt me armikun në të gjitha ofenzivat,dhe shembelltyra e tyre po e komentojnë ata që i kanë parë,bashkëluftetarët e asaj ane,edhe sot e asaj dite vizitat nu po ndalen,lavdatat po se po,por edhe libri i Mulla Jonuz Hoxhës i botuar pak para se të shkoj në amshim,që bënë fjalë për gjithë atë luftë të Luginës,ka mbetur si një Histori në vete,dhe Mulla Jonuzi me të tjerë bllacian në zemrat e banorve dhe qytetarëve të asaj ane nuk do harrohen kurrë,na ka deklaruar një ish- Komandant nga ajo anë që kishte qenë krah për krah me ta Komandant Shpetimi që jeton tani në Gjilan.

Marrëveshja e Konçulit

Në përpjekje që të zgjidhet kriza në mënyrë politike, në fillim të vitit 2001 përfaqësues të pushtetit dhe komunitetit shqiptar filluan negociatat, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të paktit Veriatlantik (NATO), Kombeve të Bashkuara (KB) dhe Organizatës Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE). Gjatë vitit 2000 dhe gjysmës së parë të vitit 2001, territoret e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë qenë fushë e konfrontimeve të armatosura të policisë dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB). Rezultatet e këtyre negociatave kanë qenë hyrja graduale e Ushtrisë Jugosllave në Zona Tokësore të Sigurisë, në të njëjtën kohë dhe demilitarizimi dhe shpërbërja e UÇPMB-së. Zona Tokësore të Sigurisë me marrëveshje të mëvonshme është anuluar në mënyre formale. Kuvendi Federativ në vitin 2002 nxjerri Ligjin për amnisti për të gjithë pjesëtarët të UÇPMB-së.

Duke e parë ktë, Ish ushtari i UÇK-së-tani Komandant Fati, alias- Fatmir Guraziu,nënë udhëheqjen e tij,morren këtë rrugë për Luginën e Preshevës për t’ju bashkangjitur aradhave të UÇPMB-së, Besnik Lumi, Kadri Lumi,Mulla Jonuz Hoxha,tani nuk është në jetë më,të gjitha këta ish-ushtaret e UÇK-së,ndryshe teologu Mulla Jonuz Hoxha,ish-Zv.Komandant për moral,politik dhe informim në Bat.” Sadik Shala” të Brig. 121 që mbante emrin e Legjendarit Ismet Jashari ”Kumanova”.Po të njëjtët detyrë e ka kryer edhe në Luftën e UÇPMB,duke lënë pas vetës,para se të shkoj në amshim,librin që i kushtohet kësaj lufte, ”Këngët e Lavdisë”.

Se ndryshe, teologu Mulla Jonuz Hoxha,ish-Zv.Komandant për moral, politik dhe informim në Bat.” Sadik Shala” të Brig. 121 që mbante emrin e Legjendarit Ismet Jashari ”Kumanova”. Po të njëjtët detyrë e ka kryer edhe në Luftën e UÇPMB,duke lënë pas vetës,para se të shkoj në amshim,librin që i kushtohet kësaj lufte, ”Këngët e Lavdisë”.

Ngjarja paraprake

Afrim Muçiqi demanton lajmet në rrjet: Dasmën e mbajtëm me 48 persona, nuk ka ndërhyrë shteti

Ngjarja e ardhëshme

Italia dhe Austria po konsiderojnë përdorimin e vaksinës ruse “Sputnik-V”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian