Kolumbia dhe Kili tërhoqën ambasadorët e tyre nga Izraeli

November 1, 2023
1 minut lexim

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro, dhe ai kilian, Gabriel Boric, kanë tërhequr për konsultime ambasadorët e tyre në Tel Aviv për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite në Gaza, raporton Anadolu.

Gustavo Petro ka reaguar në rrjetin social X për masakrat izraelite ndaj popullit palestinez:

“Kam vendosur të tërheq ambasadorin tonë në Izrael për konsultime. Nëse Izraeli nuk i ndal masakrat e tij ndaj popullit palestinez, ne nuk mund të qëndrojmë atje”, u shpreh ai.

Presidenti kilian Gabriel Boric tha se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut në Rripin e Gazës dhe se ai e ftoi ambasadorin kilian në Tel Aviv të kthehet në vend për konsultime.

“Kili i dënon fuqishëm operacionet e tilla ushtarake dhe i ndjek me shqetësim ato”, tha Boric.

Në deklaratën e tij më 19 tetor, presidenti kilian tha: “Dua të them se asgjë nuk mund të justifikojë barbarizmin e Izraelit në Gaza përballë sulmeve të papranueshme të kryera nga Hamasi”.

Zëdhënësja e presidentit të Bolivisë, Maria Nela Prada dhe zv/ministri i Punëve të Jashtme, Freddy Mamani, ditëve të fundit në një konferencë të përbashkët për media njoftuan se kishin vendosur të ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.





MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Instalimi i Call of Duty: Modern Warfare III kërkon hapësirë marramendëse

Story i radhës

Fidan fton aktorët rajonalë që të angazhohen për paqen e qëndrueshme në Palestinë

Të fundit nga

ShkoLartë