Të paktën 17 persona u plagosën në një sulm me makinë të ngarkuar me bombë të premten në provincën Cauca në jugperëndim të Kolumbisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Shumica e viktimave ishin punonjës të bashkisë, të cilët u plagosën kur shpërtheu bomba pranë bashkisë së qytetit në rrethin Corinto.
Autoritetet e cilësuan këtë si një sulm terrorist.
Të plagosurit po trajtohen në spitalet e afërta. Shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha në shtëpitë dhe bizneset përreth.
Presidenti Ivan Duque dënoi sulmin.
“Terrorizmi është arma e frikacakëve. Unë u dhashë udhëzime forcave të sigurisë për të gjetur kriminelët. Ne do të vazhdojmë të luftojmë terrorizmin pa pushim kudo që të jetë”, shkroi ai në Twitter.