Kolonët izraelitë prenë dhjetëra pemë ulliri në Bregun Perëndimor

Kolonët izraelitë kanë prerë dhjetëra pemë ulliri të palestinezëve në Bregun Perëndimor të okupuar, bëri të ditur sot një zyrtar palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pemët u shkatërruan nga një grup kolonësh i vendbanimit Kida, i cili u ndërtua në tokën palestineze në Nablus”, tha për AA, Ghasan Daghlas, i cili është përgjegjës për monitorimin e aktiviteteve të vendosjes së Izraelit në Bregun Perëndimor verior.

Ai tha se punimet ndërtimore ishin tashmë në proces për të zgjeruar vendbanimin izraelit në zonë.

Palestinezët në qytetin e Nablusit ankohen për sulme të përsëritura të kolonëve në tokat e tyre bujqësore nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite.

Bregu Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, konsiderohet si territor i okupuar sipas ligjit ndërkombëtar, duke i bërë kështu të gjitha vendbanimet hebreje të paligjshme.



. .

Ngjarja paraprake

Gjykatësit kundërshtojnë idenë për seanca online

Ngjarja e ardhëshme

Algoritmet dallojnë nga kollitja nëse një person është infektuar me Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian