koloneli vuciq mund te kete zberthyer mesazhet e shefit te cia s 66e4cbcfa3a29

Koloneli: Vuçiq mund të ketë “zbërthyer” mesazhet e shefit të CIA-s

September 14, 2024
1 minut lexim

Kolonel Çlirim Toci është shprehur se vizita e shefit të CIA-s në Ballkan, ka qenë e një rëndësie shumë të madhe.

Komente Toci i bëri përmes një lidhjeje për emisionin ‘Balkan Talks’ me gazetarin Franko Egro, në Euronews Albania, ku tha fjalimi i Vuçiç gjatë ditës së sotme mund të ketë qenë vazhdim i asaj që drejtori i CIA-s mund të ketë diskutuar me qeverinë serbe.

Ai tha gjithashtu se Kosova duhet ta investojë gjithë kapitalin e saj politik te krijimi i një shteti funksional dhe të njohur ndërkombëtarisht.

“Vizita e Shefit të CIA-s ishte një vizitë shumë e rëndësishme dhe vizitën e parë e bëri në Bosnjë. Edhe Beogradi e ka marrë mesazhin e Shefit të CIA-s të qartë. Edhe ajo që Vuçiç përmendi sot gjatë mesazhit të tij, mund të jetë edhe një vazhdim i asaj që drejtori i CIA-s e ka diskutuar me Vuçiç dhe drejtues të lartë të qeverisë serbe.

Prishtina duhet t’i lërë gjërat e vogla dhe të fokusohet te gjërat e mëdha. Prishtina duhet t’i fokusojë të gjitha kapitalet e saj politike në krijimin e një shteti funksional dhe të njohur nga ndërkombëtarët. Vizita e shefit të CIA-s në Ballkan tregon edhe njëherë për seriozitetin e administratës Biden, ndryshe nga serioziteti i BE. BE duket të ndjekë hapat e SHBA-ve”, tha Toci.

MARKETING

RENT A CAR

inter dhe milan nuk tregojne interes per rindertimin e stadiumit te njohur 66e4ca68160ba
Story i mëparshëm

Inter dhe Milan nuk tregojnë interes për rindërtimin e stadiumit të njohur

gati 40 te vrare mbi 414000 te prekur nga permbytjet ne verilindje te nigerise 66e50e9e915f0
Story i radhës

Gati 40 të vrarë, mbi 414,000 të prekur nga përmbytjet në verilindje të Nigerisë

Të fundit nga

ShkoLartë