Kolona të gjata për në Kodrën e Diellit, në hotele nuk ka as edhe një shtrat të lirë

Kështu dukej rruga që shpie në Kodrën e Diellit. Pritje të gjata, nervozizëm dhe makina që prisheshin nga temperaturat. Kolona e makinave që prisnin ishte e gjatë rreth katër kilometra. Përveç vendasve, në radhët e gjata kishte edhe turistë nga Velesi, Shtipi, Shkupi dhe Kosova. Makinat lëviznin tepër ngadalë, gjë që krijonte shqetësim tek vozitësit. Ata kërkojnë nga organet kompetente, të bëjnë një vend-parkim në Kodrën e Diellit apo të organizojnë transportin publik.

“Vij nga Kosova. Kjo pritja e vështirë pak, nuk paskan bë asnjë zgjidhje kjo rrugë mund të kalohet për pesë minuta. Ka nevojë atje lartë të bëhet ndoshta ndonjë parking apo diçka, ose të mos lejohet kolona nga poshtë”.

“Nuk e di edhe sa ka rrugë por nëse ka shumë mund edhe të kthehemi. Mund edhe mos na lëshojnë, por çka ndodh lartë, dyndje shumë apo. Duhet të ketë transport publik, mos bëhen kështu rrëmuja makinash”.

Në 9 e 30 kemi dal prej Shtipi, do durojmë se di do shohim. Duhen të ketë parking lartë normal, sepse kjo rrëmujë bëhet vetëm sepse nuk ka parking sa duhet”.

Një pjesë bukur e madhe nuk e duronin dot radhët e gjata dhe të dëshpëruar ktheheshin

Ngjarja paraprake

19 vjeçarja zgjedhet personi me fytyrën më të bukur në botë për vitin 2020

Ngjarja e ardhëshme

Konfirmohet nga menaxheri: Khabib rikthehet vetëm për këtë kundërshtar, ishte dëshira e babait të tij

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian