26 Janar – Mbrëmjen e sotme në pikëkalimin kufitar Bllacë, në drejtim të Shkupit, janë paraqitur radhë të gjata veturash.
Radha e veturave që prwsin të kalojnë në drejtim të Maqedonisë është përmbi një kilometër dhe pritet më shumë se gjysmë ore. Pritje ka vetëm në drejtim të Maqedonisë dhe jo anasjelltas.
Nuk është hera e parë që radhë të tilla paraqiten në këtë pikëkalimi dhe më të shpeshta janë në orët e mbrëmjes në drejtim të vendit tonë.
Burimi: zhurnal.mk