Kokëdhima sulmon Gjicin: Ndryshe flet në tryezën e Ligës, ndryshe jashtë saj. Ja si i falsifikoi rrogat e lojtarëve

Koço Kokëdhima sulmon ashpër presidentin e Kukësit, Safet Gjicin, duke e konsideruar person me dy personalitete, që ndryshe thotë dhe ndryshe vepron.

I ftuar në emisionin “Ora Sport”, Presidenti i Apolonisë, ndër të tjera deklaroi se Gjici është mashtrues, ndërsa theksoi se bojkoti do të vazhdojë pavarësisht se disa homologë të tij nën zën janë kundër këtij vendimi.

Kokëdhima: Ka manifestuar një nivel shumë të ulët kulturor në të gjithë këto implikime, ndryshe në tryezën e Ligës dhe ndryshe jashtë saj. Padyshim e bën për arsye politike sepse është një person në lidhje të ngushta me qeverinë, përpiqet të manipulojë opinionin publik. Në vitin 2019 klubi i Kukësit ka paguar 211 milionë lekë të vjetra rroga dhe sigurime shoqërore, Apolonia 270 milionë. Apolonia në 2019 ka qenë në mes të tabelës në Kategorinë e Parë, Kukësi ka qenë nënkampion i Kategorisë Superiore. Kukësi ka paguar 25% më pak paga dhe sigurime shoqërore se Apolonia, mendoni vërtet se ka paguar më pak? Jo, ka gënjyer dhe gënjen. Ky është shembulli i klubeve që falsifikojnë rrogat e lojtarëve.

Koço kokëdhima u ndal edhe tek negociatori i qeverisë Fidel Ylli, duke thënë se ai nuk ka bërë asgjë për sportin.

Kokëdhima: Është çështje madhore, nuk është çështje për presidentët e klubeve të futbolleve, kjo është çështje themelore për Shqipërinë. Kam pritur shumë prej tyre, zoti Fidel nuk është përfaqësuesi jonë por i qeverisë, fuqia e plotë e të cilit deri tani nuk na ka ofruar asnjë zgjidhje për këto çështje që diskutuam bashkë.

Liga profesioniste ka paralajmëruar një protestë masive në 10 tetor. 

Ngjarja paraprake

Miratimi i Kodit të ri Zgjedhor, ambasadori britanik: Na vjen keq që nuk u bë përpjekje për konsensus

Ngjarja e ardhëshme

​Hajduti përplaset me gjyshen e tij, nuk e dinte se ajo ishte mjeshtre e arteve luftarake

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian