Kokaina në vlerë 500 milionë dollarësh gjenden në kontejnerë qymyri në Paraguai

Policia paraguaiane kapi një rekord 2.3 tonë kokainë të fshehur në një ngarkesë me qymyr të destinuar për në Izrael.

Sasia e kokainës së gjetur ka një vlerë prej 500 milionë dollarësh dhe është konfiskimi më i madh në deri më tani në këtë vend.

Kokaina u gjet në një kontejner në portin privat të Terportit, në qytetin Villette, jo shumë larg kryeqytetit, Asuncion.

Dy persona janë arrestuar dhe njëri prej tyre është një ish-drejtor i televizionit shtetëror, shkruan BBC.

Kokaina ishte e paketuar në pako dhe u gjet në një nga gjithsej gjashtë kontejnerë, pesë prej të cilave ende nuk janë kontrolluar.

Qymyri është çelësi për eksportet, prandaj është i popullarizuar përpjekja për të kontrabanduar kokainë përtej kufijve ndërkombëtarë. Më parë, një sasi rekord e kokainës së kapur ishte 2.2 tonë.

Ngjarja paraprake

Renova dhe Struga TL në çerekfinale! 

Ngjarja e ardhëshme

Meta në “Mëngjesin e Lutjeve” të Jeruzalemit: Krenar për kombin shqiptar që mbrojti hebrenjtë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian