Koka: Policia ka shkelur ligjin disa herë në 2020, rasti i Klodian Rashës ishte kulmi

I ftuar në Tempora, gazetari Spartak Koka u shpreh se rasti i Klodian Rashës tregoi se policia ka tejkaluar kompetencat dhe zbatimin e ligjit disa herë për vitin 2020.

Koka: Rasti i Klodian Rashës tregoi se policia ka tejkaluar kompetencat dhe zbatimin e ligjit disa herë për vitin 2020.

Vrasja e Rashës ishte vetëm kulmimi i kësaj sjelljeje. Ne kemi parë në këtë vit akte brutaliteti të policisë, jo të përdorimit të forcës konform ligjit.

Po ashtu një gjuhë represive dhe të ashpër të drejtuesve të policisë, çka nisi një reagim disproporcional të policisë duke çuar deri te rasti i Klodian Rashës, ku veprime në shkelje të hapur të ligjit, treguan se sa e rëndë është kur policia del nga shinat ligjorë.

Ngjarja paraprake

Fauci: Mbani maskën dhe respektoni distancën për të shmangur infektimin me coronavirus

Ngjarja e ardhëshme

Si të zgjoheni më shpejt? Mjafton të keni parasysh këto hapa

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian