Koha dëshmon se Zidane kishte të drejtë për largimin e Bale dhe Iscos

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ishte i qartë verën e kaluar se nuk dëshironte të kalonte një tjetër sezon me Bale dhe James në skuadër.

Dy yjet u larguan duke u transferuar në Premierligë te Tottenhami, respektivisht të Evertoni.

Sidoqoftë, koha ka dëshmuar se vendimi i tekniku francez ishte plotësisht i drejtë.

James nisi në mënyrën më të mirë aventurën të Evertoni duke shkëlqyer me tri gola dhe tri asistime në pesë ditët e para, por pastaj filluan lëndimet, gjë që bëri të humb disa ndeshje.

Kurse, çështja e Bale është më e ndryshme sepse uellsiani kaloi të Spurs i lënduar.

Ai arriti të shërohet dhe ishte në formacionin e dytë të Jose Mourinhos duke hyrë në lojë si zëvendësues, kurse tani është lënduar prapë dhe i nevojiten disa javë që të shërohet.

Reali tani është duke provuar të shesë Bale, por skuadra e Jose Mourinhos nuk e do në skuadër.

Ngjarja paraprake

Capital T ‘thumbon’ vajzat: Mos iu besoni këtyre postimeve, se krejt vet i blejnë

Ngjarja e ardhëshme

​Të gjithë lojtarët e Serie-A mund të detyrohen të vaksinohen për Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian