Koeman: VAR kundër Barcelonës

Ronald Koeman e ka hedhur në pikëpyetje penalltinë e Real Madridit në ‘El Clasico’.

Madrilenët triumfuan 3:1 në ‘Camp Nou’, falë golave nga Federico Valverde, Luka Modriç dhe një penalltie të konkretizuar nga Sergio Ramos.

Koeman pas ndeshjes shprehu pakënaqësinë e tij në lidhje me penalltinë. ”Ne luajtëm mirë, patëm mundësi. Në pjesën e dytë ishim po ashtu të mirë,” tha Koeman.

”E vështirë është të kuptohet, nuk merituam ta humbim ndeshjen.

”Nuk i kuptova disa vendime të gjyqtarit. Penalltia ndikoi në rezultat shumë. Deri te penalltia po luanim mirë. Nuk e kuptoj VAR. Mendoj se VAR ekziston vetëm kur është kundër Barcelonës”.

Ngjarja paraprake

Pompeo dhe Lukashenka diskutojnë në telefon - presioni opozitar vazhdon të rritet

Ngjarja e ardhëshme

Gëzimja e Ema e vogël veç po i ndërrojnë fustanat

të fundit nga