Koeman thotë se Pjanic do të jetë “spiuni” Barcelonës para përballjes me Juven e Ronaldos

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, shpreson të marrë informata të mjaftueshme nga ish-mesfushori i Juventusit para përballjes në Champions League.

Holandezi, që e zëvendësoi Quique Setienin në “Camp Nou”, beson se gjiganti spanjoll janë më të mirët në grup, pasi shorti i hodhi përball Ferencvaros, Dynamo Kiev dhe Juventus.

“Është garë e rëndësishme”, tha Koeman për faqen zyrtare. “Në teori, jemi më të mirët në grup, por duhet ta vërtetojmë këtë”.

“Juventusi çdo vit ka treguar se kanë një ekip të fortë, me eksperiencë dhe lojtar të shkëlqyer si Cristiano Ronaldo”.

“Ne kemi Pjanicin, i cili mund të na jap disa informacione rreth ish ekipit të tij”. 

Ngjarja paraprake

Napoli ka festë

Ngjarja e ardhëshme

Turqi, arrestohet një i dyshuar për lidhje me Al-Kaidën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian