Koeman reagon për pamjet e Messit

Trajneri i Barcelonës, Ronaldo Koeman, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes në “Camp Nou” me Real Betisin.

Ai ka folur edhe për Lionel Messin, për pamjet që u bënë virale në ‘Twitter’ në të cilat Leo shihej duke ecur në fushë dhe duke mos i bërë presion kundërshtarit, ani pse i kaloi fare pran argjentinasit.

“Me rezultatin 2-1 ndeshja tashmë ishte…. mund të dalin imazhe të çdo lojtari”, u shpreh Koeman.

“Tani duhet të jemi më të kujdesshëm nga imazhet e punës sonë”.

“Çdo lojtar mund të fotografohet në fushë kur është duke ecur. Nuk e kam parë dhe nuk jam i interesuar. Përkushtimi i tij është i mirë. Nëse dëshiron që të shkaktoni probleme është punë e juaj, por nuk jam dakord”, iu përgjigj Koeman gazetarit.

Ngjarja paraprake

Grubi: Portalet pro-opozitare shpifin e ndjellin kob kundër UÇK-së dhe Ali Ahmetit

Ngjarja e ardhëshme

Mënyrat më të bukura për veshjen e një shalli

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian