Koeman kërkon ta freskojë skuadrën në janar

Ronald Koeman foli për shtyp përpara ndeshjes së Barcelonës në LaLiga Santander kundër Granadas, e cila zhvillohet nesër. Katalunasit hyjnë në këtë ndeshje me ambicie të mëdha pas fitores së tyre në mesjavë ndaj Athletic Bilbaos.

Megjithatë, trajneri Ronald Koeman mendon se skuadra duhet të rifreskohet në afatin kalimtar të janarit.

“Ne synojmë ta përmirësojmë ekipin dhe mendoj se disa pozicione duhet të kenë më shumë konkurrencë dhe efikasitet. Kjo është ajo çfarë unë mendoj, por e kuptoj situatën e klubit. Nëse nuk është e mundur, atëherë do të presim deri në vitin tjetër” – u shpreh trajneri holandez.

Objektivi kryesor i Koeman është Memphis Depay, por ende nuk ka asgjë konkrete. Barcelona po “vuan” për një qendërsulmues, kurse Braithwaite nuk po e bind holandezin.

Klubi nuk po tregon sukses në këtë sezon, teksa gjendet në vendin e tretë në La Liga, shtatë pikë më pak se lideri, Atletico Madrid, që ka dy ndeshje më pak të luajtura. 

Ngjarja paraprake

Loja e Enver Hoxhajt

Ngjarja e ardhëshme

Si do të ndryshojë këtë vit politika globale? Flasin analistët e “The Guardian”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian