Koeman i trishtuar

Me barazimin ndaj Alaves shkoi në 4 numri i ndeshjeve pa fitore për Barcelonën në La Liga. Një moment delikat ky për skuadrën blaugrana që pranohet edhe nga trajneri Ronald Koeman të cilin më shumë sesa gabimet e gjyqtarëve e shqetësojnë problemet në finalizim që ka skuadra e tij. Aktualisht blaugranat pozicionohen në vendin e 12-të të renditjes me 8 pikë dhe janë në pozita të vështira pasi Reali i Madridit që ka zhvilluar një ndeshje më shumë ka 8 pikë më tepër, ndërsa Atletico Madrid me të njëjtin numër ndeshjesh sa edhe Barça ka 6 pikë më shumë.

“Jam i shqetësuar për performancën që bëmë në sulm. Nuk bëhet fjalë për përqendrim, por duhet të tregohemi më të kujdesshëm përpara portës. Është pikërisht ajo që na ndodhi edhe kundër Juventusit. Ne krijuam shumë raste, por shënuam vetëm një. Madje pësuam dhe një gol. Diçka nuk shkon”, deklaroi Koeman pas ndeshjes.

“Nuk isha shumë i kënaqur me lojën e pjesës së parë. Ishte e komplikuar sepse ato po na i mbyllnin të gjithë hapësirat. Bëra tre ndërrime, pasi ritmi jonë duhej të ishte më i lartë. Edhe pse në pjesën e dytë kishim më shumë raste, ne sërish nuk i shfrytëzuam”.

“Ju thashë nuk isha i kënaqur me pjesën e parë dhe në stol kemi lojtarë, të cilët mund të shënonin. Doja të ndryshoja rrjedhën e ndeshjes dhe Fati ishte një nga zëvëndësimet. Madje e mbajta më shumë seç duhej në fushë”.

“Jam i shqetësuar se në katër ndeshjet e fundit kemi marrë vetëm dy të tilla. Mendoj se loja jonë në përgjithësi ka qenë e pranueshme, por duhet të tregohemi më cinikë para portë. Sigurisht që na mungojnë golat e Leos, janë ato goditje që mund t’i cilësoj si finale para se topi të përfundojë në rrjetë”.

“Preferoj të mos komentoj. E kam thënë një herë se si ndihem. Nuk dua të diskutoj sërish për këtë çështje”.

“Ndonjëherë mendoj se e kërkojmë shumë pasimin e fundit, kur shumë mirë mund të godasim nga jashtë zonës. Hapësira ekzistonte në mes, por ishte e komplikuar. Duhet të gjesh kohën dhe momentin e duhur kur ta provosh diçka të tillë”, përfundon trajneri i katalanasve.

Ngjarja paraprake

Rritet në 55 numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir

Ngjarja e ardhëshme

Gigi Hadid dhe Zayn Malik festojnë Halloween me vajzën e tyre, shfaqin për herë të parë imazhin e saj

të fundit nga