Barcelona nuk heq dorë nga mbrojtësi i Manchester City-t, Eric Garcia. Trajneri Roland Koeman doli hapur për mbrojtësin e qendrës, ndërsa lojtari dëshiron të rikthehet në “shtëpi”.
Ish-kampionët e Spanjës kanë ofruar 14 milionë euro për futbollistin e ri. Marrëveshja duket afër, pasi futbollisti i ri u la jashtë ekipit për ndeshjen e së shtunës kundër Leeds. Trajneri Guardiola i ka dhënë dhe formacionin, por spanjolli do të largohet.
Problemet e Barcelonas në qendrën e mbrojtjes kanë shtuar besimin te Garcia. Ai mendon se do të ketë hapësira, pasi Lenglet dhe Pique nuk kanë patur përformanca të mira e aq më pak Samuel Umtiti.